Loading...

Më në fund! Stresi sqaron publikisht lajmet e ndarjes me Kejsin: Ja si qendron e vërteta

Reperi i njohur Stresi, ishte i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka folur për herë të parë pas daljes nga burgu për projektet e reja muzikore.

Ndër të tjera Stresi ka folur edhe për jetën private, konkretisht për lajmet e bujshme të ndarjes nga partnerja e tij, Kejsi.

I pyetur në lidhje me këto thashetheme që kanë mbushur mediat rozë, Stresi pranoi se realisht mes tyre ka probleme, por nuk është një ndarje definitive.

‘Kemi divergjenca, por nuk ka asgjë konkrete. Nuk është e vërtetë ajo çka flitet në media, le të themi që jemi në një menopauzë të vogël’, tha ai .

Më tej i pyetur nëse ka ende ndjenja për të, reperi nguroi të përgjigjej për një çast, por shtoi se në këto momente është vështirë të bëhen deklarata të tilla, pasi të dy ata i kanë lënë kohë vetes për të reflektuar e nuk kanë komunikim të përditshëm.

Loading...
Loading...
Loading...