Loading...

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike Elbasan organizuan një aktivitet sensibilizimi dhe depistimi. Aktiviteti u organizua në qendër të qytetit të Elbasanit.
Dhjetëra qytetarë kryen ekzaminime të thjeshta mjekësore si matje të tensionit, matje të glicemisë (sheqerit në gjak), hemoglobinës (hekurit në gjak), përqëndrimit të O2 në gjak, BMI (indeksin e masës trupore etj.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Rektori i Universitetit të Elbasanit, Prof. dr. Skender Topi, pedagogë dhe dekani i këtij fakulteti Prof. as. dr. Shkëlqim Hidri.
Edhe herë të tjera studentët e këtij fakulteti kanë organizuar shërbime falas në dobi të komunitetit.

Loading...
Loading...
Loading...