Loading...

Shumë studime janë kryer në lidhje në raportin në çift, se kur mund të arrihet lumturia. Ndryshe nga çfarë mund t’ju shkojë ndër mend, se të kryesh shpesh seks është e sigurtë lumturia, këtu gaboheni.

Një studim i ri ka treguar se çiftet arrijnë kulmin e lumturisë, kur kryejnë seks shumë rrallë. “Studimi ynë sugjeron se është e rëndësishme të mbani një lidhje intime me partnerin tuaj, por nuk keni nevojë të bëni seks çdo ditë, për aq kohë sa ju keni ndërtuar një marrëdhënie emocionale me partnerin tuaj”, tha një nga drejtueset e studimit.

Sipas kërkimit, kush futet shpesh në krevat, nuk ka shumë përfitime sentimentale, në kuptimin e një marrëdhënieje të qendrueshme. Pra, çelësi i marrëdhënies së lumtur nuk është seksi i shpeshtë.

Studimi në fjalë, i realizuar nga Universiteti i Torontos-Mississauga në Kanada, analizoi të dhëna të marra nga 2400 çifte të martuara në SHBA, të cilët konfirmuan se të bërit seks vetëm një herë në javë, është e mjaftueshme për të arritur lumturinë në çift.

Loading...
Loading...
Loading...