Loading...

Shpeshherë na ndodh të shohim shumë çifte që kanë diferenca të mëdha përsa i përket paraqitjes së tyre fizike, dhe ndonjëherë fillojmë të paragjykojmë. Por, jo gjithçka është aq keq sa duket! Një studim për universitetin e Floridës na hedh poshtë shumë ide që na vijnë në kokë teksa shohim këto cifte.

Studimi tregon se femrat të cilat kanë një partner relativisht më pak tërheqës sesa vetja e tyre, janë më të qeta dhe më të lumtura se ato të cilat kanë në krah një partner mjaft tërheqës, apo më tërheqës se ato vetë.

Doktoresha Tania Reynolds dhe profesori i psikologjisë Andrea Meltzer e bazuar këtë studim në një eksperiment të kryer me 113 çifte në të 20-tat e tyre.Çiftet ishin të sapolidhura dhe kanë plotësuar një pyetësor për njeri-tjetrin dhe veten e tyre. Më pas ata vlerësuan cdo pjesëmarrës në bazë të bukurisë fizike të tyre.

Gratë, partneri i të cilave ishte më tërheqës se ato, kishin tendencën të kishin dhe një regjim ushqimor më të dobët, ato thonin se ndiheshin në faj pasi hanin bukë, se donin të dobësoheshin me patjetër, dhe se nuk i pëlqente pamja e tyre e jashtme. Nga ana tjetër, gratë që ishin më tërheqëse se partneri i tyre, nuk dukej se kishin ndonjë problem me ushqimin apo frikën se mos shtonin ndonjë kile.

Ekspertët e lidhjeve na rikujtojnë se nëse ju jeni më tërheqës se partneri apo partnerja juaj, atëherë ju duhet ti kujtoni ata dita ditës se dhe ata janë shumë të bukur, dhe se i doni shumë.

Loading...
Loading...
Loading...