Loading...

Stuhi të dendura shiu kanë përfshirë Elbasanin mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave, i gjithë territori i qarkut është përfshirë nga shtërngata të herëpashershme.
Për pasojë ka pasur vërshime të ujit në rrugë dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Akset e rrezikshme mbeten kthesat në afërsi të Librazhdit ku si pasojë e erës dhe shiut bien gurë dhe inerte në rrugë. Po kështu rruga nga Librazhdi deri në Qafëthanë.
Po kështu në disa rrugë dytësore në Elbasan, Gramsh, Librazhd dhe Prrenjas kanë vërshime të ujit dhe baltës. Por deri më tani nuk ka njoftime për bllokime rrugësh.
Ndërsa rruga që lidh Pajovën me Shezën dhe Belshin eshte mjaft e rrezikshme në Grykësh të Vogël për shkak të fundosjes së dheut në dy vende.
Në zonat e thella malore kanë rifilluar reshjet e dëborës.
Gjatë kësaj jave pritet rënia e temperaturave. Pra, jemi ende në dimër.

Loading...
Loading...
Loading...