Loading...

 

Tre tërmete të fortë njëri-pas tjetrit kanë goditur në orët e para të mëngjesit qytetin e Korçës dhe disa qytete të Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Tërmeti i parë u regjistrua në orën 06.26 dhe ishte me magnitudë 4.9 ballë. Tërmeti i dytë u regjistrua në orën 06.33 dhe ishte me magnitudë 5 ballë dhe tërmeti i tretë u regjistrua në orën 06.51 dhe ishte me magnitutë 4.1 ballë.
Të gjithë tërmetet kanë qenë një një epiqendër rreth 15 km larg Korçës dhe lëkundjet janë ndjerë të fuqishme në këtë qytet duke shkaktuar panik dhe frikë. Por vala goditëse është përhapur në disa qytete të tjera të Shqipërisë si në Devoll, Berat, Skrapar, Ersekë, Tepelënë, Përmet, Çorovodë, Gjirokastër, Pogradec e deri në Elbasan.
Ende nuk raportohet për dëme në njerëz, por pritet të ketë dëme materiale. Infoelbasani.al

 

Loading...
Loading...
Loading...