Loading...
Loading...

Nga Shkëlzen Henkoja

Stuhia e pazakontë e shiut që përfshiu sot disa zona të qarkut Elbasan, ka shkaktuar dëme të mëdha. Rruga që lidh Cërrikun me Gramshin është përmbytur në disa segmente si pasojë e vërshimit të ujit që ka dalë nga përrenjtë dhe kanalet kulluese.

Për pasojë në asflat janë depozituar inerte, gurë dhe baltë duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Sipas banorëve, kishte vite që një shi i tillë nuk ishte parë në këtë zonë. Aq sa asgjë nuk mundi dot ta përballojë.

Sipas informacioneve të fundit, bashkitë përkatëse kanë nisur automjete për pastrimin e rrugës.

Loading...