Loading...

Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.

Siç bëhet e ditur, ngjarja ka ndodhur pak minuta pas orës 20:00 në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë.

Në kohën kur punëtorët e një kompanie ishin duke depozituar para në bankë, ata janë grabitur nga persona të armatosur.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Hameti.

‘Rreth orës 20:00 në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, derisa punëtorët e një kompanie kanë qenë duke depozituar paratë në filialin e një banke, të njëjtit dyshohet së janë grabitur nga persona të armatosur’, thanë burime zyrtare nga Policia e Prishtinës.

Loading...
Loading...
Loading...