Loading...

Yldon Ndroqi është një prej trashëgimtarëve të “perandorisë” së ndërtuar nga i ati Ylli Ndroqi,një nga biznesmenët më të pasur në Shqipëri dhe pronar i televizionit informativ “Ora News”.

Emrit e së birit, Ndroqi i ka kushtuar një firmë të tërë mediatike. Ai është gjithashtu babai një tjetër djali të quajtur Redon, ku edhe emrin e këtij të fundit ia ka kushtuar një kompanie për tregtimin e naftës.

Djemtë e një prej personave më të pasur në Shqipëri bëjnë një jetë përrallore.

Megjithëse nuk janë shumë aktivë në rrjetet sociale, në ato pak postime që bëjnë vendosin të reklamojnë të mirat që kanë nga biznesi i gjerë i të atit.

Yldoni është i apasionuar pas orëve të shtrenjta dhe mjeteve luksoze.

Gjëja e veçantë e koleksionit të mjeteve të shtrenjta që ata posedojnë është edhe helikopteri privat i familjes Ndroqi. Përsa i përket jetës që ata bëjnë, fotot nga vendet luksoze të cilat vizitojnë, kalojnë çdo pritshmëri.

Pamje piktoreske dhe pishina të gjera vetëm për dy pasanikët e rinj Ndroqi, jetesë kjo që shumë prej fëmijëve të shqiptarëve do të donin ta përjetonin një herë në jetë.

Djemtë reklamojnë gjithashtu edhe makinat e shtrenjta të tipit Range Rover dhe Maybach me vlerë të përafërt prej 250 mijë euro secili. Ditët e fundit Yldoni ka reklamuar në profilin e tij në Instagram një super mjet të tipit “Rolls Royce Phantom 8” me vlerë përafërsisht 450 mijë dollarë.

Super “bisha” e re e familjes Ndroqi ka marrë vemdendje të gjerë për vlerën marramendëse që kap, një nga mjetet e pakta të këtij tipi që qarkullojnë në Shqipëri.joq.al

Loading...
Loading...
loading...