Loading...

Koalicioni “Shpresa për ndryshim” i cili kryesohet nga ‘Aleanca Kuq e Zi’ ka regjistruar sot në KQZ kandidatin e saj për kryetar bashkie për Prrenjasin.
Kjo forcë politike ka propozuar z.Myslim Karriqi që të konkurojë nga Aleanca Kuq e Zi pjesë e Koalicionit “Shpresa pēr Ndryshim ” në zgjedhjet e 30 Qershorit.Ky koalicion përbëhet nga shtatë parti, dhe është i dyti i regjistruar pas “Aleancës për Shqipërinë Europiane”.
Myslim Karriqi do ketë mbështetjen jo vetëm nga Partia Aleanca Kuq e Zi, por edhe nga Partia Bashkimi Liberal Demokrat;Partia Demokracia e Re Europiane;Partia Aleanca Popullore; Partia Balli Kombëtar;Partia e Emigracionit Shqiptar dhe Partia Ora e Shqipërisë.
Myslim Karriqi është rivali i parë aktualisht që synon të sfidojë ish deputetin e PS Nure Belba që është zyrtarisht kandidati i ASHE. Ndërkohë për të kandiduar për kryetar bashkie për bashkinë e Prrenjasit po sot ka përgatitur dhe do dorëzojë dokumentacionin edhe përfaqësuesi i Bindjes Demokratike emri i të cilit do bëhet publik mëngjesin e fillimjavës.
Ndërkohë që ende nuk është zyrtarizuar ende nga ASHE kandidati i Peqinit në bashkinë e Prrenjasit në Qarkun e Elbasanit të hënën pritet të zyrtarizohet i katērti kandidat.

Loading...
Loading...
Loading...