Talenti nga Lezha arrin i pari finishin duke bërë shqiponjën në Kampionatin Ballkanik në Serbi

0
11

David Nikolli, atleti i talentuar nga Lezha, mori medalje ari në garën e 3000 metrave në kampionatin Ballkanik që po mbahet në Novi Pazar të Serbisë.

Nikolli, i cili jeton në Itali, mbërriti i pari në finish me kohën 8 minuta e 31 sekonda.

Atleti i talentuar shqiptar, pasi u sigurua që i kishte lënë të gjithë pas, në finish bëri edhe simbolin e “shqiponjës”.

loading...

LER PERSHTYPJEN

Please enter your comment!
Please enter your name here