Loading...

Xhejsoni nisi mësimet në shkollën që ndodhet rastësisht në lagjen ku është rritur vetë kryebashkiaku.

Sot nisi sezoni I ri shkollor, ku shumë fëmijë prekën për herë të parë bankat e shkollës. Xhejson Bafti, vogëlushi që bëri për vete shqiptarët me të folurën karakteristike, pasi nuk shqiptonte dot shkronjën “k”, ka nisur sot shkollën.

Xhejson, i njohur gjerësisht edhe si “Taramelja”, nisi sot klasën e parë, në shkollën “Mihal Grameno”, në Tiranë.

Një urim të veçantë për vogëlushin ka bërë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili shkruan në “Facebook” se pas shtëpisë së re, Xhejsoni nisi mësimet në shkollën që ndodhet rastësisht në lagjen ku është rritur vetë.

“Suksese për klasën e parë Xhejson! Pas shtëpisë së re, miku ynë i vogël Xhejson Bafti nisi mësimet dhe në shkollën më të rinovuar fare pranë, ‘Mihal Grameno’, për rastësi dhe lagjia ku jam rritur unë! Na bëj krenar tani ‘talamele’”, shkruan Veliaj.

Loading...
Loading...
Loading...