Loading...

kisha e shen nikolles elbasan

Të dielën 17 prill 2016 fronëzohet mitropoliti i ri i Elbasanit

Elbasani, Shpati dhe Librazhdi përfshihen në Mitropolinë e Re.

Me këtë rast Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë njofton se në orën 18.00 në kishën „Shën Nikolla“ të qytetit të Elbasanit do të organizohet ceremonia e fronëzimit të Mitropolitit të Mitropolisë së Shenjtë të Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Imzot Andonit.

imzot andoni

 Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë është një Kishë Orthodhokse Autoqefale e përhapur në Shqipëri. Zë vendin e 13-të në diptikët e kishave ortodokse. Primati i saj mban titullin “Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë”. Që nga viti 1992 ky rol është luajtur nga Kryepeshkopi Anastas.

Organizimi i Kishës Ortodokse në Shqipëri

Sinodi i shenjtë,i përbërë prej gjithë peshkopëve të kishës autoqefale është organi më i lartë i qeverisjes së Kishës Ortodokse Shqiptare.Ai drejtohet nga Kryepeshkopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.Anëtarë të tij janë:

Mitropoliti i Beratit z. Ignati,

Mitropoliti i Korçës z. Joani,

Mitropoliti i Gjirokastrës z. Dhimitri,

Episkopi i Apolonisë z. Nikolla,

Episkopi i Krujës z. Andoni,

Episkopi i Amantias z. Nathanaili,

Episkopi i Bylisit z. Asti,

Kryesekretar i Përgjithshëm, Protopresviter z. Jani Trebicka

Organ tjetër vendimmarrës është:Asambleja kleriko-laike që mblidhet regullisht çdo 2 vjet.

Lista e Kryepeshkopëve të Tiranës

(1929-1937): Visarion Xhuvani (pa u njohur autoqefalia)

(1937-1948): Kristofor Kisi (njihet autoqefalia)

(1948-1966): Pais Vodica

(1966-1973):Damian Kokoneshi

(1973-1992): vakant

(1992-vazhdon) Anastas Janullatos

 

Loading...
Loading...
Loading...