Loading...

Miliona njerëz në mbarë botën do të kenë mundësinë të shohin një shfaqje mahnitëse astronomike të një hënë të plotë këtë të premte, Hëna Pink.

Hëna e plotë e muajit prill do të jetë hëna e katërt e vitit 2019, pasi miliona njerëz në mbarë botën kanë ndjekur më parë super-hënat.

Emërtimi i saj, Hëna Pink, nuk ka lidhje me ngjyrën sepse përputhet me lulëzimin e një lule të egër rozë.

Në kulturën Sioux, ky fenomen i natyrës njihet edhe si “mbirja e barit”, sepse pas Hënës së Plotë, gjithçka gjelbëron. Shumë fise të tjera dhe tribu e kanë specifikuar Hënën e Plotë të prillit si një prej dukurive atmosferike që lidhet ngushtë me rigjenerimin e jetës.

Në të njëjtën kohë, muaji prill është një kohë kur rrjedh uji më shumë, sepse bora dhe akujt shkrihen plotësisht.

Por nuk është vetëm uji që nis të rrjedhë gjatë Hënës së Plotë. Të krishterët e quajnë Hëna e Pashkëve, sepse të dielën e parë pas Hënës së Plotë, festojnë Pashkët. Kjo është edhe arsyeja pse Hëna e Pashkëve është e njohur edhe si Hëna e Vezëve.

Hëna e plotë, zakonisht sjell për njerëzit një energji negative. Për shumë mund të jetë nxitje e zemërimit, nervozizmit, stresit apo kaosit gjatë ditës.

Ajo mund të shkaktojë lodhje apo edhe probleme të tjera fizike. Ndoshta të gjithë e keni vënë re këtë shpërqendrim të gjendjes fizike dhe emocionale pa e kuptuar që efekti është pikërisht nga Hëna e plotë.

Loading...
Loading...
Loading...