Loading...

Foto ilustruese

Vendi ynë ka numrin më të lartë të të rinjve pa asnjë angazhim në raport me vendet e Bashkimit Europian dhe rajonit.

Në Bashkimin e Europian shifra e të rinjve nga 15-29 vjeç që nuk kanë as punë dhe as nuk janë duke u shkolluar llogaritet të jetë diku tek 14%.

Kurse në vendin tonë, ky tregues është dyfish më i lartë. Të rinjtë e vendit tonë sot mund të cilësohen mjaft mirë si brezi i humbur dhe si më dembelët.

Ky nivel kaq i lartë i të rinjve që nuk kanë asnjë angazhim mund të jetë alarmante për ekonominë, pasi është duke u prodhuar një gjeneratë e humbur.

Sipas një studimi të kryer nga Fondacioni “Friedrich Ebert” në Tiranë disa kohë më parë rezultoi se të rinjtë shqiptarë harxhojnë çdo ditë mesatarisht, 2.3 orë duke parë televizor, si dhe 3.9 orë në rrjetet sociale.

Loading...
Loading...
Loading...