Loading...

Te rrihesh pasi ke bere aksident me makine? Tragjike! Kjo ndodh vetem ne Librazhd.

Mesditen e sotme ka ndodhur nje aksident ne aksin Librazhd-Prrenjas ne vendin e quajtur Dragostunje. Ne aksident jane perfshire nje kamion dhe nje autobus i linjes Prrenjas-Tirane. Nga te dhenat paraprake ska pasur demtime ne njerez, pasi mesohet se autobusi ka qene i mbushur plot me njerez duke u kthyer nga Tirana ne drejtim te Perrenjasit.
Aksidente te kesaj natyre ne dite me shi, me shume gjasa kane mundesi te ndodhin dhe nuk eshte se na duket çudi e madhe.

Me tragjikja e ketij aksidenti eshte te rrihesh ne momentin pasi ke bere aksidentin. Jane udhetaret e autobusit ata qe ia kane “marre shpirtin” shoferit te kamionit dhe pse? Sepse ndodhi ky aksident.

T’i versulesh shoferit kur ajo qe ndodhi nuk ishte ne doren e tij, eshte gjeja me e ulet qe mund te ndodhe, por sic mund te kuptohet udhetaret nga Prrenjasi nuk e kane pranuar kete aksident qe u ndodhi dhe jane hedhur ne sulm duke e gjakosur ate. Ne pritje per ndihme rri ne shi i “sakatuar” dhe i mbuluar ne gjak.

Dorina Quku

Loading...
Loading...
Loading...