Loading...
Loading...

 

Të jesh i njohur nga të gjithë ka edhe disavantazhet e veta, ku një ndër risqet më të mëdhaja është familja.

Shpesh të famshmit marrin kërcënime me jetë tek gjërat që duan më shumë, familja. Një rast i ngjashëm i ka ndodhur edhe mbrojtësit juventin, Leonardo Bonuccit, i cili ka marrë një mallkim të rëndë në llogarinë e tij të Instagram.

Një fans i ka shkuar Bonuccit:

Vdeshkin dy fëmijët e tu.”

E kjo siç mund të merret me mend ka irrituar jo pak italianin, i cili nuk ka ngurruar t’i kthejë përgjigje.

Në një story të Instagram, Bonucci ka shkruar:

Ndoshta një ditë do të jetojmë në një botë më të mirë, por për tani shpresoj që të mbaj larg fëmijët e mi nga bota ku po jetojmë. Bota e njerëzve të tillë. Bota e dhunës së gjesteve, fjalëve dhe mendimeve. Tani fshi llogarinë, ndrysho profilin, telefono dikë që të të ngushëllojë, por askush nuk mund të të ndryshojë. Do të mbetesh i neveritshëm!”

Loading...