Loading...

“Koka” e një bande në Brazil ka dështuar të arratiset nga burgu.

Në fakt në këtë rast lajm nuk bën dështimi i tij, për t’u arratisur nga burgu por mënyra se si tentoi ta bënte këtë gjë.

Ai tentoi të largohej nga burgu duke u maskuar si vajza e tij 19-vjeçare, e cila kishte shkuar ta takonte.

Autoritet braziliane kanë publikuar foto, ku shikohet Clauvino da Silva, i cili ka vendosur një maskë silikoni në fytyrë dhe paruke.

Ai veshi xhinse vajzash dhe një bluzë rozë. Përpjekja e tij, për t’u arratisur dështoi pasi rojet e burgut e pikasën duke lëvizur në mënyrë nervoze.

Po ashtu autoritet braziliane kanë publikuar edhe një video, kur da Silva heq maskën dhe disa nga rrobat dhe thotë emrin e tij të vërtetë.

42-vjeçari njihet me emrin Baixinho dhe është dënuar me 73 vite heqje lirie për trafik të lëndëve n*rkotike.

Në vitin 2013, ia u arratis nga burgu i Rio Gericin.

Kurse vajzën e tij ai kishte planifikuar ta linte në qeli.

Loading...
Loading...
Loading...