Loading...

Drejtoria e Policise Elbasan

Specialistët për  Krimet,  në  Komisariatin  e  Policisë  Elbasan,  bënë  arrestimin në  flagrancë  të  shtetasit: A.  Bajrami,   29  vjeç,  banues  në  Elbasan.

Ky  shtetas,  u  arrestua  nga  efektivat  e  policisë,  pasi   gjatë   ditës  së  djeshme,   në  Lagjen  “Beqir  Dardha”,  dyshohet    t’i  ketë   marrë   nga  qafa   varësen  prej   floriri  shtetases  L.T,  51  vjeçe,  banuese  në  Elbasan.

Gjatë  rezistencës  për  të  mos  i  marrë  varësen,  është   dëmtuar  fizikisht  nëna  e  saj,  shtetasja S.S,  80 vjeçe,  e  cila  ka  tentuar  të  mbajë   autorin  dhe   u  dërgua  menjëherë  në spitalin   rajonal  Elbasan,  ku   ndodhet  jashtë  rrezikut  për  jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”   dhe  “Plagosja  e   lehtë   me  dashje” Penal.

Loading...
Loading...
Loading...