Loading...

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla mblodhi menjëherë Shtabin e Emergjencave pas tërmetit që goditi sot Shqipërinë. Ky tërmet shkaktoi dëme pothuaj në të gjitha bashkitë e qarkut Elbasan.
Sipas raportimeve, dëme në banesa dhe pallate janë shkaktuar në Elbasan, Peqin, Belsh, Cërrik, gramsh, Librazhd dhe Prrenjas.
Balla kërkoi evidentimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara duke ngritur grupe pune për çdo bashki. Ai tha se ky raport do ti paraqitet Shtabit të Emergjencave dhe Qeverisë dhe do të kërkohet kompensimi i të gjitha banesave të dëmtuara.

Loading...
Loading...
Loading...