Loading...

KOSOVË
Një djalë i mitur është goditur me thikë mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinë, Florije Ahmeti, e cila thekson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

“Rasti ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ku dyshohet se një person (mashkull) 16 vjeç, ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Ahmetit.

Loading...
loading...
Loading...