Loading...

Një incident ka ndodhur në ndeshjen mes Laçit e Skënderbeut këtë të shtunë, ku një shishe ka fluturuar në kokën e futbollistit të skuadrës korçare Kristi Vangjeli.

Ndeshja e javës së 30 është pezulluar për disa minuta teksa Vangjeli është shtrirë në fushë. Incidenti nuk kaloi pa u pasuar nga një irritim mes tifozerive të pranishme në stadium.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave është e një rëndësia të veçantë pasi vlen për një pozicion në kupat e Europës.

Loading...
loading...
loading...
Loading...