Loading...

 

Pas disa vitesh radhazi “përpëlitjeje”, Hamburgu i këtij sezoni ishte një dështim total duke zyrtarizuar rënien në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.

Kjo situatë e jashtëzakonshme për këtë skuadër, e cila nuk ndodhte që prej 55 vitesh, nuk mund të pranohej lehtë nga tifozët e saj të zjarrtë.

Në ndeshjen e fundit në kampionat, Hamburgu priti Borusia Moenchengladbach, por edhe pse ishte duke fituar 2-1 kjo nuk mjaftoi pasi në anën tjetër edhe Wolfsburg mposhti Koln.

Ende pa u mbyllur ndeshja tifozët e mbushën fushën me tym e flakë nga fishekzjarrët e hedhura, ndërsa policia u mundua të parandalonte incidentet që mund të sillnin lëndime te tifozët dhe lojtarët.

Loading...
loading...