Loading...

 

Një foshnje dy-javësh është dërguar e pajetë në maternitetin e “Koço Glozheni” të Tiranës një ditë më parë.

Mësohet se foshnja ka pasur dy shenja prerje në pjesën e kofshës edhe të pulpës.

Nëna 40 vjeçe me iniciale. V.K., është e identifikuar si person me probleme psikike. Ajo ka kryer lindje në shtëpi para dy javësh dhe dje ka shkuar në maternitetin “Koço Gliozheni” në kryeqytet, në gjendje të rëndë shëndetësore, bashkë me foshnjen.

Foshnjes është tentuar t’i jepet ndihma mjekësore, por mjekët nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë. Pas kryerjes së procedurave, nëna është transportuar në spitalin neurologjik pranë QSUT, ku po mbahet në mbikëqyrje nga mjekët.

Ngjarja është referuar në polici dhe po hetohet nëse plagët foshnjës i janë shkaktuar në mënyrë aksidentale, apo kemi të bëjmë me një vrasje të foshnjës. Nëna ka qenë në kushte të rënda psikike dhe nuk ka folur as për mjekët dhe as për policinë. Sipas familjarëve, ka qenë dëshira e 40-vjeçares për të lindur në shtëpi në kushte natyrale.

Tashmë, i përket organeve kompetente për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje, duke nisur që nga lindja në kushte jo të përshtatshme e deri te plagët që i janë kushtuar foshnjës dy-javësh.

Loading...
loading...