Loading...

Pas vdekjes në mënyrë tragjike të Emiliano Sala, familja e tij duhet jetojë me një tjetër dramë. Babai i ish-sulmuesit që humbi jetën në muajin janar pas një aksidenti ajror, nuk ka arritur të durojë këtë humbje të rëndë. Horacio Sala ka pësuar një atak kardiak dhe si pasojë ka mbetur i vdekur.

Lajmi u bë i ditur nga një politikan lokal i qytetit ku jeton familja e Emiliano Sala në Argjentinë. “2019-ta nuk ndalet duke na shokuar me lajme të rënda. Në pesë të mëngjesit më mori gruaja e tij dhe ishte shumë e mërzitur. Doktorët kishin shkuar në shtëpinë e tyre, por kur unë mbërrita, ai kishte vdekur”, u shpreh Hulio Muler.

Loading...
Loading...
Loading...