Loading...

Foto nga GramshiNews.al

Nuk ia pa hajrin si furgon mallrash e kthen në mjet të transportit publik.

‘Shpikja” e radhës vjen sërish nga Gramshi. Një qytetar e ka prerë furgonin e mallrave dhe e ka kthyer atë në mjet transporti. Madje jo thjesht për transport të zakonshëm, por panoramik.

Pronari nuk ka ngurruar ti bëjë publicitet shpikjes së tij. Ai ka ftuar banorët e fshatit dhe zonës përreth se tashmë mund të udhëtojnë drejt qytetit me mjetin e tij. Dhe jo një udhëtim ashtu dosido ku njerëzve u merret fryma, por në kontakt me natyrën, me ajër të pastër dhe syrin që ngopet duke parë qiell dhe hapësira pafund në rrugëtim.

Po afron vera dhe gjetja duket interesante. Bashkëfshatarët kanë mbështetur “inovacionin” e tij. Infoelbasani.al

Loading...
loading...
Loading...