Loading...

Ngjarje e tmerrshme në Gjergjan të Elbasanit. Burrë e grua digjen të gjallë në banesë. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së kaluar. Vasil Liçi 65 vjeç dhe bashkëshortja e tij Sabire Liçi 61 vjeç u gjetën të vdekur në banesë pas shpërthimit të zjarrit që u provokua nga bombula e gazit.

Për çiftin nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi. Ata janë gjetur të vdekur nga nipi i tyre i cili ka hyrë nga dritarja por pa mundur ti shpëtojë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe grupi hetimor.

Mbeten mister rrethanat e kësaj ngjarje. Sipas të dhënave paraprake të policisë shkak i zjarrit ka qenë vetë 65 vjeçari që ka hapur një bombul gazi e më pas i ka vënë flakën.

Loading...
Loading...
loading...