Loading...

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në një lokal në Porto Palermo. Pesë turistë spanjollë u sulmuan nga pronari i një lokali.

Kujtojmë këtu se turistët ishin larguar, pasi i ishte vonuar porosia. Pronari i lokalit nuk e ka duruar këtë fakt dhe i është vërsulur nga pas, duke i goditur me mjete të forta.

Madje ai ka arritur të thyejë edhe xhamin e fugonit, brenda të cilit ndodhej familja spanjolle. Menjëherë policia kapi pronarin e lokalit, Mihal Kokëdhimën. Por kjo nuk është hera e parë që pronari i restorantit ka bërë diçka të tillë. Siç dihet nga të gjithë Google është një nga platformat që vlerëson cilësinë e restoranteve dhe hoteleve.

Ndaj në këtë platformë turistët kanë lënë shumë përshtypje të këqija për shërbimin që ai ofronte në restorantin e tij.

Për restorantin e tij në “Google” vlerësimi është 2.7 nga 5 që është maksimali. Por shumë turist kanë lënë edhe komentet e tyre negative. Njëri prej tyre ka shkruar:

Përvojë e tmerrshme. Çmimet janë jashtëzakonisht të larta dhe kamerierët do të përpiqen t’ju mashtrojnë duke përfshirë artikujt e pakontrolluar në faturën tuaj.’’
Ky koment është lënë që para dy vitesh nga një turist. Kurse një tjetër turist para 11 muajsh ka shkruar:

Njeri i keq, pronar kriminel. Policia merr shumë telefonata nga klientë që zihen me pronarin. Mos shkoni atje.’’
Mesa duket rasti i djeshëm ka qenë një kronikë e paralajmëruar, por askush nga institucionet përgjegjëse nuk ka marrë masat e duhura.

Loading...
Loading...
Loading...