Loading...

Qeveria dhe parlamenti kanë nisur përpjekjet për të korrigjuar një mori me ligje që kanë shkaktuar një kaos dhe plot padrejtësi me pronat. Për këtë është kërkuar edhe një opinion nga komisioni Venecias.

Adnor Shameti anëtar i komisionit parlamentar të ligjeve shpjegon për Top Channel se çfarë ligjesh për pronat do të ndryshohen.

“Do të merren në analizë të gjitha kushtet ligjore situatat ligjore për çdo vërtetim apo akt pronësie duke përfshirë edhe ato të ligjit 7501 dhe do të verifikohen nën lupën e këtij ligji që i merr të gjithë elementët e pronësisë në analizë të plotë”, thotë Shameti.

Për projektligjin “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë” kuvendi i ka dërguar dy pyetje Venecias.

“A bie ndesh ky projekt-ligj veçanërisht nenet 7 dhe 9 të tij, me të drejtën e gëzimit të qetë të pronës, siç parashikohet në Nenit 1 të Protokollit Nr.1 të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut duke pasur parasysh në veçanti të drejtat e fituara dhe pritshmëritë e përgjithshme.

Nëse po, duke pasur parasysh kompleksitetin e çështjes së pasurisë së paluajtshme në Shqipëri dhe përgjegjësinë e ligjvënësit kombëtar për të siguruar një stabilitet ligjor dhe social për këtë çështje, a do ta konsideronit këtë ndërhyrje proporcionale dhe të justifikueshme në një shoqëri demokratike”.

Alket Hyseni një tjetër deputet i komisionit të ligjeve bën një parashikim optimist se kur do të marrë fund kaosi me pronat.

Muhamed Veliu: A jemi të vonuar në këtë korrigjim që ju po tentoni të bëni?

Alket Hyseni: “Jemi realisht të vonuar në fakt ky proces ka dy vite që ka nisur projekt ligji ka qenë prezantuar si kërkesë e jona por edhe në bashkëpunim me Komisionin Europian i është nënshtruar kësaj ekpertize shtesë dhe unë besoj që në diskutimet në vijim do të na çojnë që brenda këtij viti ose në fillim të vitit tjetër të kemi përfundimisht këtë ligj në mënyrë që t’i japim mundësi të gjithë atyre njerëzve që kanë kaq e kaq vite që presin të zgjidhin problemet e pronësisë ta zgjidhin një orë e më parë”.

Loading...
Loading...
Loading...