Loading...
Loading...

 

Tani Barcelona nuk mund të krenohet më se është skuadra me më shumë “Topa të Artë”. Sepse ditën e djeshme, triumfi i Luka Modriçit si më i miri në botë bëri që edhe Reali i Madridit të ketë 11 “Topa të Artë”, po aq sa katalanasit.

Deri ditën e djeshme, katalanasit ishin të vetmit që mbanin në vitrinat e tyre çmimin më të rëndësishëm individual në futboll, por Kristiano Ronaldo ndihmoi shumë madrilenët që t’i afroheshin kësaj shifre. Ai arriti të fitonte 4 herë në “Bernabeu”, ndërsa një e kishte fituar si lojtar i Junajtid.

Portugezi i kishte çuar shifrat 10 me 11 në favor të Barcelonës, ndërsa kroati i barazoi ato. Sigurisht që ditën e djeshme nuk festoi vetëm Luka Modriç, por e gjithë familja e Realit të Madridit. Rivaliteti me Barcelonën është në çdo detaj dhe tani janë të lumtur që e arritën diçka të tillë.

Loading...