Loading...

Aktorja Rudina Dembacaj u akuzua kohët e fundit se kishte tradhtuar bashkëshortin e saj me një politikan. Në media u përfol shumë për një lidhje të aktores me një person misterioz, por kurrë nuk u morr vesh se kush ishte ky person.

Ndërkohë më tej u hapën llafet se ajo i kishte dhënë fund martesës me të shoqin, por në një foto të publikuar nga ky i fundit në Instagram, çdo gjë dukej ndryshe. Në foton e publikuar nga Aleks shfaqej Rudina dhe e bija duke luajtur sëbashku.

Më në fund, aktorja është marrë në intervistë nga Kelvi Kadilli në emisionin e mëngjesit në “Ora News”, ku ka thënë dy fjalë edhe në lidhje me këtë situatë. Ajo as ka pranuar e as ka mohuar ndarjen apo tradhtinë, por vetëm ka bërë disa pyetje që lënë shumë të kuptosh.

Rudina u shpreh:

Se kush më ka akuzuar, duhet të gjej akuzuesin për ca gjëra. Kush më ka akuzuar aman. Dua të di kush e ka bërë këtë akuzën dhe të iki ta puth në ballë. “Akuzohet Rudina Dembacaj për…”, po ma gjetën kush më ka akuzuar do i jap ç’të duan. Dua të di pse më ka akuzuar njëherë. Kam zgjedhur të mos flas për këtë. Nuk dua të flas për momentin se patjetër që do flas në një moment. Nga gjendja shpirtërore jam shkëlqyeshëm. Jam e lumtur për momentin”.

Loading...
Loading...
Loading...