Loading...

Një vajzë e re vetëm 16 vjeçe u gjet e vdekur në një ndërtesë në zonën e Kommeno në Korfuz. Ambulanca menjëherë ka shkuar në vendngjarje. Ngjarja u konsiderua një tragjedi nga vendasit.

Sipas informacioneve paraprake, e mitura i ka dhënë fund jetës duke përdorur një litar në formë laku. Megjithëse ekipet e shpëtimit u përpoqën ta mbajnë gjallë, 16-vjeçarja ndërroi jetë në spital, raportojnë mediat greke.

Trupi është transferuar në Spitalin e Korfuzit. Adoleshentja kishte lënë një letër të fundit përpara se të vriste veten. Arsyeja përse ajo kishte kryer vetëvrasje ishte ndarja nga i dashuri. Vajza njihej nga komuniteti si natyrë tepër emocionale.

Loading...
Loading...
Loading...