Loading...

Dy të vdekur dhe një i lënduar është bilanci i tragjedisë që ndodhi në Çair, gjatë gërmimit të një kanali për furnizim me ujë. Viktimat janë vëllezër, njëri 26 dhe tjetri 28 vjeçar ndërsa i lënduari i moshës 54 vjeçare.

Një tragjedi me dy viktima dhe një të plagosur ka ndodhur në Çair të Maqedonisë gjatë punimeve për hapjen e një kanali i cili u shemb dhe zuri poshtë tre personat.

Mësohet se viktimat janë vëllezërit shqiptarë, Mensur Mustafa dhe Abdulkerim Mustafa, respektivisht 26 dhe 28 vjeç. Ndërsa i plagosur ka mbetur një 54-vjeçar që është nxjerrë në gjendje të rëndë nga dheu.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme ndërsa trupat e viktimave janë nxjerrë vetëm pas disa orësh gërmimesh.

Të parët që kanë tentuar të shpëtojnë dy vëllezërit ka qënë babai i tyre që po ashtu punonte aty, së bashku me banorët në zonë. Fatkeqësisht për dy vëllezërit ishte tepër vonë.

“Kur arritëm në vendin e ngjarjes, na thanë se dy persona janë të vdekur për këtë shkak edhe më shumë rëndësi i dhamë njërit i cili ishte ende i gjallë dhe për fat të mirë arritën që ta nxjerrim në bashkëpunim me disa qytetarë të cilët i kuptonin këta situata. Këto intervenime duan shumë durim, nuk mund të ndërmerr diçka që do ta dëmtojë personin i cili është në rrezik. Duhet durim. Ju vetë e vërejtët se vetë qytetarët bëjnë panik por kemi eksperiencë dhe në bashkëpunim me disa qytetarë ia dolëm”-tha Nuredin Mustafa, komandant në Brigadën e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit.

Loading...
loading...
Loading...