Loading...

I gjithë episodi tragjik ndodhi në sy të kamerave dhe spektatorëve teksa ndiqnin me emocion “Shkodra Boxing Night” në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”

SHKODER – Kthehet në tragjedi një ndeshje boksi në Shkodër.

Boksieri bullgar Isus Velchkov ka rënë pa ndjenja në ring, teksa zhvillohej raundi i pestë i ndeshjes mes tij dhe durrsakut Ardit Murja. Bullgari ka mbërritur pa shenja jete, mbrëmjen e sotme.

I gjithë episodi tragjik ndodhi në sy të kamerave dhe spektatorëve teksa ndiqnin me emocion “Shkodra Boxing Night” në pallatin e sportit “Qazim Dervishi.

Burime nga spitali bëjnë me dije se shkak i vdekjes është ataku kardiak.

Ndeshjet janë ndërprerë për shkak te këtij incidenti të rëndë.

Loading...
Loading...
Loading...