Loading...

 

Ishin vitet e tranzicionit, ku të gjithë e kujtojnë Shqipërinë në vitet 1997. Tragjedia e 28 marsit 1997, ku shumë shqiptarë u nisën me anije drejt Italisë, për një jetë më të mirë, ende hap diskutime në shtetin fqinj.

Anija me të cilën po udhëtonin 115 persona, e quajtur “Kater i Radës”, u fundos nga një goditje e një anijeje ushtarake italiane në ujërat e Otrantos.

Tragjedia e të Premtes së Madhe, ka qenë një ndër më famëkeqet, por Ministria Italiane nuk do të paguajë për 58 emigrantët që humbën jetën në Puglia. Lajmi është bërë i ditur në median italiane “noinotizie.it”

Anija italiane quhej “Sibila”, ku 58 shqiptarët që humbën jetën, nuk u konsiderua në aksident, por një përpjekje nga italianët për të ndaluar një anije me emigrantë.

Prokurori i Përgjithshëm Giuseppe Vignola, kërkoi lirimin e kapitenit italian Laudadio, duke pretenduar se përplasja mes “Sibillas” dhe “Katerit të Radës” që kishte emigrantët shqiptarë, ishte shkaktuar nga manovrat e gabuara të komandantit të anijes shqiptare, për t’i shpëtuar bllokadës detare në brigjet puljeze.

Por, nga pamjet filmike, të siguruar nga prokuroria italiane, shihej qartë anija “Sibilla” një flotë anije luftarake italiane, që ka goditur në mes anijen e vogël shqiptare.

Tar Lecce vendosi të refuzonte ankesën e të afërmve të viktimave në tragjedi. Sipas gjykatave administrative, ka probleme me kompetencat që i janë dhënë avokatit nga ata që kanë bërë paditë. Ndaj dhe ministria nuk paguan për 58 personat që humbën jetën në tragjedinë e vitit 1997.

Loading...
Loading...
Loading...