Loading...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë. E ditur bëhet se një fëmijë 8-vjeçar ka vrarë me armë vëllain e tij, 6-vjeçar.

Mësohet se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Komunën e Deçanit në mënyrë aksidentale. Arma me të cilën i mituri i ka marrë jetën vëllait të tij është e prindërve të tij, por nuk dihet se si ai e ka gjetur atë.

Nuk janë shumë detaje se si kanë ndodhur kjo ngjarje tragjike. Kurse zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi me anë të një komunikate për shty ka deklaruar se arma ka qenë me leje.

Gjithashtu ai ka thënë se trupi i pajetë i fëmijës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar për ekzaminim.

Deklarata e plotë:

Për rastin në fjalë prokuroria ka dalë në vend të ngjarjes së bashku me njësitet relevante policore ku janë ndërmarrë fillimisht veprimet e nevojshme. Trupi i pajetë i fëmijës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar për ekzaminin. Nuk dihen ende rrethanat si ka vdekur fëmija, jemi në pritje të raportit të autopisë. Prokuroria e ka autorizuar Policinë e Kosovës, për marrjen e veprimeve të nevojshme në trajtim të këtij rasti.’’

Loading...
Loading...
Loading...