Loading...

Në një kohë kur transplantet e flokëve kushtojnë një ‘mal’ me para, një berber ka gjetur një metodë më të përballueshme për klientët e tij.

Phil Ring nga ishulli Rhode përdor paruke, ngjitës dhe talentin e tij në qethje për t’i transformuar tërësisht klientët e tij me një ‘look’ që mund t’ju zgjasë deri në disa muaj nëse tregohen të kujdesshëm.

Ky berber përdor paruke të bëra nga Hairskeen USA dhe më pas i ngjit ato me dy lloje ngjitësish në skalpin e klientëve. Edhe pse mund të duket disi komik si proces, efektet e tij janë të goxha impresionuese.

Për të mos përmendur këtu që shmanget kirurgjia e dhimbshme si dhe kursehen para.

Duke folur për metodën e tij të re, Phil tha:

Mendoj se njerëzit i keqkuptojnë paruket me idenë që mund të vihen dhe hiqen çdo ditë. Por, në këtë rast ato mund të zëvendësohen brenda dy ose 6 muajsh, dhe ndonjëherë edhe më gjatë nëse klientët kujdesen mirë.”
I gjithë procesi mund të zgjasë për tre orë, dhe ndërsa transplantet e flokëve kushtojnë më shumë se 7,000 dollarë, Phil u merr klientëve të tij 850 dollarë për trajtimin e parë dhe më pas nga 175-210 për rivendosje.

Klientët e tij janë të kënaqur ndërsa videot e tij në aplikacionin Tik Tok, po ndiqen gjithnjë e më tepër.

Burimi:UNILAD|JOQ Albania

Loading...
Loading...
Loading...