Loading...

Persona ende të paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armëve kanë hyrë në një banesë në fshatin Tapizë të Krujës dhe kanë marrë bizhuteri dhe një sasi lekësh.

Policia e Durrësit informon se ngjarja është shënuar rreth orës 23:00 të së dielës, 9 qershor 2019.

Gjatë grabitje në fshatin Tapizë të rrethit të Krujës dyshohet se një komando prej të paktën 3 grabitësish të veshur me uniforma policie dhe të armatosur kanë hyrë mbremë rreth ores 21 në banesën e shtetasit Avdi Daka 50 vjec

Grabitësit nën kërcënimin e armëve dhe terrorit që kanë ushtruar mbi të zotët e banesës kanë marrë një sasi të konsiderueshme stolish ari dhe parash.

Në momentin e grabitjes në banesë ndodhej vetem i zoti i shtepisë me bashkëshorten. Avdiu është me profesion fermer

Ja njoftimi i policise:

Më datë 09.06.2019, rreth orës 23:00, në fshatin Tapizë, Krujë, në banesën e shtetasit A.D., persona të paidentifikuar, dyshohet nën kërcënimin e një arme, kanë marrë bizhuteri dhe një sasi lekësh. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Loading...
Loading...
Loading...