Loading...

 

Vetëm pak kilometër larg qytetit të Cerrikut, poshtë një urë mblidhen çdo ditë të djelë, me qindra blegtorë të të gjithë qarkut Elbasan, por edhe nga rrethe të tjera. Nuk bëjnë trafik, por as nuk luajnë domino, apo nuk e kanë ditë parjesh. Ata nxjerrin aty kafshët e tyre që i kanë për t’i shitur, ndërkohë që dhjetra tjerë të interesuar behin e presin poshtë këmbëve tw urës, për të pritur “gjahun” e tyre.

Bëhet fjalë për tregun e kafshëve të gjalla në Gostimë, pjesë territorial e Bashkisë Cërrik, i cili siç thonë dhe vetë fermerët, në këtë gjëndje është qëkurë u krijua si i tillë, prej më shumë se 100 vjetësh.

Në kuadër të projektit “Për Monitorimitn e Tregjeve të Kafshëve të Gjalla, si shkak për cënimin e sigurisë ushqimore”, mbështetur nga Lëviz Albania, ekspertët e tregjeve zbritën në Gostimë, në tregun e njohur që në kohën e Turqisë.

Edi Fero, me profesion veteriner dhe ekspert i këtyre tregjeve tha se, situate këtu është katastrofike, ndërkohë që qindra kafshë e ferma rrezikohen nga transmetimi i sëmundjeve”.

Bileta qe paguan çdo blegtor, i cili futet ne Tregun e Gostimes, Cerrik

“Jemi në tregun e Gostimës Cerrikut, në kuadër të Projektit të mbështetur nga Lëviz Albania, për monitirimin e këtyre tregjeve. Siç shihet qartë, pamjet flasin vetë dhe nuk ka nëvojë për koment, ndërkohë që ky treg ka një rëndësi të madhe për zonën e Dumresë por edhe për Qarkun e Elbasanit. Kjo që po themi sot, është e përseritur. Në këtë treg, si dhe në të tjerat, është një situatë katastrofike e kjo bëhet më e rëndë me rritjen e temperaturave. Sëmundjet shtohen e rreziku për përhapjen e infeksioneve nga kafsha në kafshë e më pas edhe te konsumatorët nëpërmjet zëmundjeve zoonotike, apo nëpër mjet qumështi dhe mishit, është gjithmonë në rritje”, tha Fero, duke theksuar se, “është për të ardhur keq që, vetë Bashkia e Cerriktu nuk ka bërë qoftë dhe lëvizjen minimale, për një kusht minimal në këtë treg, ndërkohë që nuk mund të mendohet e flitet për mirëqënjen e kafshëve apo strandardeve të tyre”.

Të indunjuar janë dhe blegrorët që çojnë kafshët aty për t’i shitur. Duke folur për kameran, ata tregojnë dhe biletën me vlerën e 100 lekëve që paguajnë kur futen. “Duam kushte, pasi ky treg shekullor është në këtë gjendje të mjerueshme dhe shteti nuk vë dorë”.

“Të paktën, Bashkia Cerrik ta shtrojë. Shikojeni si është, në çfarë kushtet, mes pluhurit dhe baltës. Ne paguajmë për të hyrë këtu”, shprehen blegtorët.

I vetmi person që përpiqet t’ju vijë në ndihmë, është veterineri zyrtar i Bashkisë Cerrik, i cili vetëm sa është present, pasi asgjë nuk mund të bëjë për tjetërsimin e kushteve, por as për marrjen e masave që të ndalojë hyrje-daljet e kafshëve që ligjërisht nuk duhet të futen në atë treg. Shumica e bagëtive janë pa matrikuj, pa certifikata veterinare dhe si pasojë, nuk dihet as origjina e tyre, as sëmundjet që mund të kenë kaluar dhe as nga do të shkojnë, për mbarështrim apo për mish. Ndërkohë, një bagazhi i një makine është i mbushur me mish dhe që fatkeqësisht për konsumatorin, as nuk duhet nga çfarë kafshe është, ku është therur e ku do të shkojë.

Megjithëse Ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit iu kanë kërkuar bashkive e në këtë rast, edhe asaj të Cerrikut, që të marrin masa për përmirësimin e kushteve, në të kundërt do të mbyllen, asnjë masë apo ndërhyrje nuk është marrë. Ndërkohë, situata në tregun e Gostimës në Cerrik, vazhdon të jetë si në kohën e Turqisë.

Loading...