Loading...

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Dragobi, Tropojë. J.Demiraj, 13 vjeç është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm në lumin Valbonë.

Trupi i pajetë i të miturit është gjetur mes shkëmbinjve pranë urës së fshatit Dragobi. 13-vjeçari ishte shpallur i humbur ditën e djeshme rreth orës 4 të pasdites pasi kishte shkuar pranë lumit për të zënë peshk, por nuk mundi të kthehej i gjallë.

Djali ishte shpallur në kërkim nga i gjithë fshati e sot në mëngjes rreth orës 6 është gjetur i mbytur. Djaloshi kishte dalë për të peshkuar me disa shokë pasi lumi Valbona kalon shumë pranë shtëpive të banorëve dhe praktikohet si sport.

Ngjarja e rëndë i ka pikëlluar të gjithë.

Loading...
loading...
Loading...