Loading...

Një tragjedi e rëndë ka tronditur së fundmi futbollin brazilian. Ish-futbollisti i njohur Vasko da Gamas, Valdiram Kaetano de Morais, është gjetur i vdekur në rrethana misterioze.

Policia po heton për të zbardhur shkaqet e vdekjes së lojtarit që ka luajtur vite më parë me të famshmin Romario në sulm.

Trupi i 36-vjeçarit është gjendur pa jetë ditën e shtunë dhe sipas asaj që raporton “Globoesporte”, asnjë familjar nuk ka shkuar për ta marrë në morg.

Në trupin e ish-futbollistit ka pasur shenja dhune dhe policia ka bërë me dije se janë arrestuar tre persona të dyshuar për vrasje.

Valdiram, në fakt, më shumë është bërë personazh për jetën e tij jashtë fushe, për akuza abuzimi seksual dhe probleme me drogën.

Në vitin 2018, sipas medieve vendëse, ai ishte parë të jetonte rrugëve të Rio de Zhaneiros.

Shfaqja e tij e fundit publike ishte një video në Youtube, me anë të së cilës ai kërkonte ndihmë nga ish-shokët e skuadrës, pasi nuk kishte më para.

Loading...
loading...
loading...
Loading...