Loading...

“Alba Festival” është organizmi i madh muzikor që u mbajt në Zvicër dhe ngjiti në skenë shumë emra të njohur të muzikës shqiptare, mes së cilëve edhe Ledri Vula apo Rita Ora.

Mirëpo, ajo që tërhoqi vëmendjen nga të gjithë ishte këngëtarja dhe reperja e re, Rina Balaj, e cila u rrëzua në mes të skenës, teksa ishte duke performuar.

E reja u pengua dhe ra në skenë. E megjithatë, siç edhe e kemi parë, reperja e kaloi me sportivitet këtë moment të sikletshëm, duke u ngritur e duke vazhduar këngën me normalitet.

Ndërkaq, në videon e bërë publike, një fans i komenton negativisht, ku thotë të mos veshë fustan nëse s’është për të e nuk nguron t’i urojë edhe të bëhet copa.

Ai shkruan:

Kur s’je për me vesh fustan mos vesh o dreq, se copa ishe kon tu ba he copa, u bofsh jarabi”.
Rina nuk kaloi pa e vënë re këtë koment dhe ia ktheu me të njejtën gjuhë:

Uuuu tybistikfa”, që do të thotë “larg e keqja”.

Loading...
Loading...
Loading...