Loading...

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e turistëve të bllokuar por deri më tani janë shpëtuar 4 fëmijë ndërsa po punohet për nxjerrjen e 3 personave të tjerë që gjenden brenda në kanion.

Drejtori i Emergjencave Civile: Ja çfarë po ndodh në kanionin e Holtës.

Gramsh- Një grup turistësh shqiptarë janë bllokuar në kanionin e Holtës. Burime nga policia bëjnë me dije se një vajzë është gjetur e mbytur ndërsa janë shpëtuar 4 fëmijë të tjerë. Vajza e mbytur është gjetur pas shpëtimit të 4 fëmijëve dhe është e moshës rreth 25-vjeçe, ndërsa të bllokuar janë ende edhe dy persona të tjerë një djalë i moshës 20 vjeç dhe një burrë rreth të 50-tave.

Për shkak të mungesës së valëve në zonë policia është njoftuar shumë pas bllokimit të grupit, ndërsa me tre personat e tjerë që janë ende të bllokuar ende nuk është bërë e mundur të komunikohet. Në vendin e ngjarjes pas një telefonate për ndihmë nga grupi i të rinjve të bllokuar ka shkuar policia, zjarrfikësja, ambulanca e shërbimet e emergjencave. Po ashtu për t’u ardhur në ndihmë dy personave që janë ende të bllokuar drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar edhe efektivë të RENEA-s të cilët janë të specializuar për ndërhyrjet në ujë.

Dyshohet se shkaku i bllokimit të tyre, të jetë rritja e shpejtë e nivelit të ujit për shkak të shirave që kanë rënë gjatë natës e gjatë mesditës së sotme si dhe nga përrenjtë që derdhen në kanionin e Holtës. Sot në Kanionin e Holtës ka pasur një numër të madh turistësh, mes tyre edhe fëmijë por nuk kanë munguar as turistët e huaj.

Kujtojmë se ditët e fundit kemi patur një mot të përkeqësuar në vendin tonë ku në disa qytete janë shënuar edhe incidente e dëme materiale për shkak të erës së fortë dhe të shiut.

Loading...
Loading...
Loading...