Loading...

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e 23-vjeçarit që u gjet i pajetë në një kanal tek “Kthesa e Hamilit” në fshatin Sulaj të Fierit. Florian Selimi, rezulton person me precedent penal për vjedhje.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes dyshohet se viktima mund të ketë ndaluar në Sulaj të Fierit për të rregulluar një defekt pasi makina u gjet me kofano të hapur.

Policia ka shoqëruar disa persona, ndërkohë që ende nuk është bërë e mundur identifikimi i autorit.

Dyshohet se në 2015 Selimi kishte vjedhur dhe më pas kishte djegur një automjet në lagjen ’15 Tetori’.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar policinë, pasi kanë parë mjetin tip ‘Reno’ të shkatërruar, me një gomë të hequr dhe kofano e hapur. Ndërkohë, pak metra me tutje u gjet edhe i riu i pajetë, ndërsa në fyt kishte plagë nga goditja e thikës, që ka rezultuar fatale për të. Po ashtu mësohet se i riu e përshkonte çdo ditë këtë rrugë.

Loading...
Loading...
Loading...