Loading...

Një pedagog i Degës së Ekonomisë, në Universitetin e Pejës është pezulluar nga detyra, pasi rezultoi se kishte shkuar me një studente në motel.

Mësohet se vendimi për pezullimin e tij është marrë nga Komisioni i Etikës në Universitetin e Pejës. Të ditura bëhen se inicialet e pedagogut janë I.K., po ashtu mësohet se ai kishte thënë se në motel me studenten kishte shkuar vetëm për të pirë kafe.

Kam shkuar për të pirë vetëm kafe.Ky është një kurth, duan të më eleminojnë.”
Mësohet se këtë vendim Komisioni i Etikës në Universitetin e Pejës e kishte dhënë, që në tetor të vitit 2018, por së fundmi është legjitimuar nga policia e Kosovës.

Masa për pezullimin e tij është konfirmuar edhe nga rektori Fadil Millaku.

Gjithashtu e ditur bëhet se ky rast po hetohet nga Prokuroria Themelore e Pejës. Prokurori i çështjes ka lëshuar autorizim për të marrë edhe dëshminë e studentes.

Ndërsa gjatë ditës së sotme, prokurori Ersan Qavolli ka deklaruar se janë ende në fazën e grumbullimit të informacionit.

Loading...
Loading...
loading...