Loading...

U largua nga KLAN-i, Ermal MAMAQI përgatitet për filmin e ri, përzgjedh Bujar ASQERIUN dhe aktoren e njohur, rikthehet pas 30 vitesh (FOTO)

Moderatori i njohur Ermal Mamaqi do të vazhdojë me projektin e tij, prodhimin e filmit ‘’I love Tropoja’’.

Pasi mbylli programin ‘’Xing me Ermalin’’ duke u larguar pas 3 vitesh nga ‘’TV Klan’’-i, humoristi Mamaqi ka përzgjedhur disa prej aktorëve për filmin e ri.

Nëpërmjet profilit të tij në ‘’Instagram’’, ai konfirmoi se aktori Bujar Asqeriu dhe aktoren Vera Veizi. Kjo e fundit pas 30 vitesh mungesë në kinematografi. Ajo ka luajtur kryesisht në filma komik. Ajo u largua nga Shqipëria në vitin 1998.

Fansat e Ermal Mamaqit presin shumë nga filmi i ri ‘’I love Tropoja’’, i cili pritet të ketë sukses si ‘’Dy Gisht Mjaltë’’.

Loading...
Loading...
Loading...