Loading...

Pas eksperiencës jo fort të mirë te Kombëtarja shqiptare, Kristian Panuçi është në kërkim të një aventure të re.

Ofertat për të nuk mungojnë dhe atë e duan kryesisht ekipe nga Seria B italiane.

Së fundmi, një pistë e re ka dalë në skenë dhe Panuçi mund të zhvendoset në Kinë.

Një klub nga superliga kineze që është në menaxhimin e kroatit Drazen Markota, po interesohet për ish-teknikun e kuqezinjve.

Tratativat janë në rrugë të mbarë dhe me shumë mundësi kjo lëvuzje do kryhet.

Kështu, pas rezultateve zhgënjyese nën drejtimin e Shqipërisë, tashmë Panuçi do të kërkojë ta harrojë dhe ta lërë pas periudhën negative, duke provuar një eksperiencë të veçantë në kontinentin aziatik.

Loading...
Loading...
Loading...