Loading...

Komentantori sportiv Dritan Shakohoxha ka folur për herë të parë për largimin e Ilda Bejlerit pas 11 vitesh nga SuperSport dhe për sherrin që u përfol mes tyre.

I ftuar pasditen e sotme në emisionin “Pushime On Top”, Shakohoxha u shpreh se ka qenë ai i pari, që e ka marrë Ildën në televizion bashkë me djemtë e stafit.

Sipas komentatorit, gjatë gjithë këtyre viteve janë ndërruar shpesh personazhet dhe këtë verë ndodhi e njëjta gjë.

Shakohoxha tha se Ilda e përjetoi me emocion largimin nga Digitalb por ne kemi qenë ata që i kemi dhënë mundesinë dhe ajo e ka shfrytëzuar shumë mirë dhe ka punuar si profesioniste

Deklarata e Shakohoxhës:

Mbase nuk e përjetoi mirë lajmin që i dhashë, por unë jam trajner përveçse brigadier dhe në periudhën e verës e rikompozojmë skuadrën. Në gjithë këto vite kanë hyrë dhe kanë dalë nga kjo skuadër shumë personazhe dhe ata që kanë ikur, kanë vazhduar karrierën e tyre diku tjetër. Unë e kam marrë në fillim në televizion [Ildën], bashkë me djemtë e stafit dhe ne vendosëm që ajo të shihte dhe opsione të tjera, në një kanal tjetër. E përjetoi me emocion largimin nga Digitalb por ne kemi qenë ata që i kemi dhënë mundesinë dhe ajo e ka shfrytëzuar shumë mirë dhe ka punuar si profesioniste”.

Loading...
Loading...
Loading...