Loading...

 

Martesa e një 28-vjeçari me një vajzë të mitur 10-vjeçare në Iran bëri mjaft bujë në internet, duke shkaktuar reagime të shumta që e dënuan me forcë këtë rast.

Ishte gazetari iranian Xhevad Hejdarian, që e bëri publike ngjarjen, duke postuar një video të dasmës së tyre në Twitter.

28-vjeçari shprehej se kishte marrë leje edhe në gjykatë për celebrimin me vajzën e mitur, duke ndjekur kështu ligjet e sheriatit.

Pasi kjo ngjarje mori vëmendje në shumë media të huaja, autoritetet iraniane u detyruan të nisin hetimet për këtë rast.

Kreu i Zyrës së Mirëqenies Sociale në Bahmai, Naser Moktarin, vendosi anulimin e kësaj martese.

Praktika që lejon martesën me vajza të mitura nuk ndiqet në të gjithë Iranin, por vetëm në provincën Kogiluje.joq.al

Loading...
Loading...
Loading...