Loading...

U përmbys me makinë në mes të rrugës, arrestohet 20 vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar një 20 vjeçar, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’.

Në pranga u vu shtetasi D. F., 20 vjeç, banues në Vlorë pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip ‘Lancia’ në rrugën ‘Duro Shaka’ ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përmbysur në rrugë.

Si pasojë është plagosur pasagjeri F. Z., 20 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Gjithashtu, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin D. F., 20 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ditën e djeshme ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Lancia” në rrugën “Duro Shaka” ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përmbysur në rrugë duke u plagosur pasagjeri F. Z., 20 vjeç, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Loading...
Loading...
Loading...